Sherr në Vlorë, kushërinjtë godasin njëri-tjetrin mes grushte e shkelma

24 Maj 2024, 00:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në Vlorë, kushërinjtë godasin njëri-tjetrin mes
Një konflikt mes dy kushërinjve ka alarmuar policinë e Vlorës. Dy të rinj me lidhje farefisnore janë konfliktuar për motive të dobëta.

Ata janë përfshirë në një sherr fizik duke dhunuar njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke shoqëruar njërin prej tyre dhe kështu ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes.