Sherri i përgjakshëm mes dy vëllezërve në Lushnjë/ Policia sqaron ngjarjen: Njëri nga të plagosurit rëndë!

Policia e Lushnjës ka sqaruar ngjarjen e rëndë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një sherr të përgjakshëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
-
-
-
Sherr mes dy vëllezërve, godasin njëri-tjetrin me sëpatë
6 Mars, 08:58
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



