Sherri me armë tek qendra tregtare “Megatek”, zbardhet dinamika e ngjarjes! Pasi plagosën të riun, autorët braktisën…

16 Tetor 2025, 16:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherri me armë tek qendra tregtare “Megatek”, zbardhet dinamika

Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e 25-vjeçarit Fabjo Arifaj dhe me dhunimit me sende të forta e shokut të tij, Grisjan Latifaj tek qendra tregtare “Megatek”, në Tiranë.

Policia ka rindërtuar dinamikën e sherrit të ndodhur mes të rinjve në parkingun e qendrës tregtare “Megatek” nga këqyrja e kamerave të sigurisë.

Të lënduarit së bashku me autorët raportohet se ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale.

Mësohet se si autorët ashtu edhe të lënduarit ndodheshin me dy mjete të ndryshme dhe se sherri mes tyre ka nisur i çastit dhe për motive banale.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me makinën e tyre e cila është gjetur nga policia e braktisur në një rrugicë jo shumë larg vendngjarjes.

Prej andej autorët dyshohet se janë larguar me ndonjë tjetër mjet duke u ndihmuar nga persona të tjerë ose në këmbë.

Aktualisht grupi hetimor po verifikon pronësinë e mjetit të sekuestruar të autorëve për të bërë dhe identifikimin e agresorit.

 

Po ndodh...

ide