Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet, çfarë zbulojnë kamerat e sigurisë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri, ku nuk ka munguar përdorimi i thikave, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin e përleshjes.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ , ku dy 32-vjeçarë mbetën të plagosur pas sherrit mes tyre.
Në videon e publikuar nga News24, duken dy të rinjtë që konfliktohen fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të Skelës, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Nga pamjet duket se sherri ka qenë i përqëndruar vetëm mes dy personave dhe ka eskaluar në dhunë brenda pak sekondash.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon me marrjen e dëshmive për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e konfliktit. Deri tani, asnjë prej të rinjve nuk është ndaluar zyrtarisht, ndërsa priten konkluzionet e hetimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
