Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë

Një 47-vjeçare kineze është arrestuar nga policia pasi akuzohet se shfrytëzonte dy bashkëatdhetare të saj për të ushtruar prostitucion.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign 3”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion.
Shfrytëzonte 2 shtetase kineze, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçarja, shtetase kineze.
Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
