
Shiti disa herë të njëjtat apartamente, arrestohet administratori i firmës ndërtuese në Tiranë

Administratori i një firme ndërtimi është arrestuar nga policia pasi ka shitur disa herë të njëjtat apartamente.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, S. Sh. pasi ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente.
Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas kallëzimeve nga disa shtetas se ishin mashtruar nga administratori i një firme ndërtimi, për blerjen e apartamenteve, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Kontrata false”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e autorit, përpara përgjëgjësisë penale.
Si rezulat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi S. Sh., banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.
Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128