EMRAT /Shkak u bë një kanal, zbardhen detajet nga krimi i rëndë në Kamzë, i moshuari zbrazi armën në drejtim të dy fqinjëve

30 Nëntor 2023, 15:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT /Shkak u bë një kanal, zbardhen detajet nga krimi i

Detaje të rejaj janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë ndodhur pak më parë në Laknas, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

Mësohet se një kanal në afërsi të banesës ka qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa dhe Besim Keça, që sot degradoi deri në përdorimin e armëve. Ata janë konfliktuar prej kohësh për pronësinë e kanalit, teksa ditën e sotme Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.

Teksa 55-vjeçari Shefqet Hasa ka humbur jetën, 50-vjeçari Besnik Keça ka mbetur i plagosur dhe po lufton për jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128