Shkarkimi i Altin Bashës/ Zbulohet kush emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.
Ndërkohë sot menjëherë pas shkarkimit të Bashës është emëruar drejtori i ri. Postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar e ka marrë Indrit Çobani.
Shkarkimi i Bashës erdhi pas investigimit të emisionit “Piranja”, ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e sotme me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor.
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. “Piranjat” faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


