
Shkelën rregullat e qarkullimit, arrestohen tetë shoferë në Shkodër

Policia Rrugore e Shkodrës ka kryer kontrolle të shtuara në akset rrugore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia njofton se “si rezultat, gjatë dy javëve të muajit shkurt, janë arrestuar tetë shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë katër të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore: Janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errësuar; Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në efektin e pijeve alkoolike; Janë ndëshkuar 365 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; Janë ndëshkuar 97 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit; Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; Janë ndëshkuar 121 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; Janë ndëshkuar 292 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme; Janë ndëshkuar 714 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore”, njofton Policia Rrugore e Shkodrës.
Policia njofton se kontrollet e shtuara do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128