Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 nënkomisarë dhe inspektorë të Policisë! AMP ekzekuton vendimin
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër-Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka ekzekutuar sot (27 Nëntor) masat e sigurimit personal të pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, në Shkodër.
Emrat e policëve
1-Nënkomisar Gjergj Mala
2-Nënkomisar Ardian Baçina
3-Inspektor Faik Latifi
4-Inspektor Kristjan Lokthi
5-Inspektor Zef Doçi
6-Inspektor Sokol Kroni
-
Sherri/ Ja sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi dhe Noizy
27 Nëntor, 19:37 -
Kush është i riu nga Gramshi që u zhduk në rrethana misterioze
27 Nëntor, 19:34
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128