Shkolla prej dy vitesh e shembur, banorët e Niklës në protestë, deputetja e PD Andia Ulliri në mbështetje të tyre

Banorët e Niklës paralajmëruan se do të përshkallëzojnë protestën e tyre për shkollën Ramazan Karaj, në Nikël të Krujës, e cila prej dy vitesh e shembur nuk ka asnjë shenjë se do të rindërtohet .
Protesta e iniciuar dhe mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, ja vijuar në ditën e dytë të saj pasi banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet e shtetit dhe bahkia Krujë. Vetë banorët thanë se do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën apo edhe forma të tjera të protestës nëse nuk marrin zgjidhje.
Fëmijët e Niklës kanë më shumë se dy vite pa shkollë duke u detyruar të shkojnë në shkolla të tjera larg zonës së banimit.
Kërkesat e banorëve janë mbështetur nga deputetja e PD, Andia Ulliri, e cila I është bashkuar qytetarëve në këtë nismë për të protestuar për shkollën.

Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



