Foto/ Shokohen familjarët dhe të miturit, pushuesi ecën i zhveshur lakuriq rrugëve të resortit në Palasë

9 Korrik 2024, 16:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Shokohen familjarët dhe të miturit, pushuesi ecën i
Një pushues është fotografuar i zhveshur komplet në njërin nga resortet turistikë të Jugut, duke shkaktuar shqetësim te banorët e vilave dhe apartamenteve.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur sot paradite në njërin prej resorteve në Palasë, kur burri ka hequr të gjitha rrobat, duke ecuar në këmbë në vijën e dytë të vilave, pa e vrarë mendjen se ishte në një zonë të mbipopulluar në këto ditë të nxehta korriku.

Pamja është publikuar nga “Të Paekspozuarit” nga një pushuese, e cila tha se skenën e kanë parë dhjetra familjarë me fëmijët e mitur.

Rasti i sotëm në Palasë është i dyti i raportuar pak muaj më parë kur një turist i huaj po ecte në afërsi të bashkisë së Durrësit i zhveshur dhe vetëm me çantën mbi shpinë, ndërsa pamjet e turisteve që bëjnë plazh topless me plazhet e mbushur me familjarë janë bërë të zakonshme dhe askush nuk i ndalon.

 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128