Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet tërësisht biznesi në Fier
4 Dhjetor 2024, 14:05 / AKTUALITET
Një dyqan është djegur tërësisht si pasojë një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhje në një bombol gazi.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në një dyqan në Fier, i cili shërbente për pjekjen e mishit, në lagjen 28 Nëntori.
Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të shuajnë flakët, dëmi ka qenë i madh.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi sapo kanë konstatuar flakët, të pranishmit kanë dalë menjëherë nga dyqani.
Vijon puna për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128