Shpërthen në flakë një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
10 November 2025, 15:19 / AKTUALITET

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.
Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Nga Sidi Hasanaj
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

