Shpërthim në një gropë pallati te “Myslym Shyri” në Tiranë

10 Qershor 2024, 23:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthim në një gropë pallati te “Myslym Shyri”
Një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtimi. . Si pasojë e shpërthimit nuk ka patur dëme materiale dhe as të lënduar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide