Shpërthimi në Lushnje, dëshmitari i mitur tregon çfarë ndodhi pak para ngjarjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një kapanon në Lushnje ku humbën jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha.
Ditën e sotme ka dhënë dëshminë për hetuesit një shok i mitur i Elidonit, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur nga shpërthimi.
I.Sota ka treguar se rreth orës 15:40 kishte shkuar në vendngjarje për të takuar shokët e tij, viktimën (Elidion hoxha) dhe vëllain e tij Klejdi Hoxha të cilët po punonin në objekt.
Sota ka rrëfyer se ka parë 2 shokët e tij dhe babanë e tyre me disa punëtorë të tjerë të cilët ishin lart në një makinë me vinç dhe po përdornin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim.
“Vinci kishte një krahë dhe ishte i ngritur lart dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek magazina që ishin duke punuar”- thuhet në dosje.
Në momentin që po kryheshin punimet me vinç, i mituri ka treguar se dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe u rrëzua në tokë, më pas u përmend në spital.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


