Shpërthimi në Lushnje/ Pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë e të IMT-së

7 Mars 2024, 17:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi në Lushnje/ Pezullohen nga detyra 5 punonjës të
Gjykata e Fierit shpalli moskompetencë këtë të enjte për çështjen e shpërthimit në Lushnje, ku humbën jetë babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë.

Aktet i kanë kaluar Gjykatës së Posaçme, dhe pritet që dosja për shpërthimin e rëndë, të merret nën hetim nga SPAK.

Sakaq mësohet se janë pezulluar nga detyra me kërkesë të Prokurorisë 5 punonjës të Bashkisë së qytetit dhe IMT-së.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 242 e 233 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve më poshtë:

– Shtetasit R.K, me detyrën e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasve M.P, E.S., K.S, me detyrën e inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

– Shtetasit I.U, me detyrën e inspektorit të përgjithshëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesat e mësipërme të prokurorisë dhe aktualisht vendimi i gjykatës është ekzekutuar.

Kujtojmë se shpërthimi u regjistrua rreth orës 15:30 të pasdites së 1 Marsit, në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident.

Teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.

Viktimat:

Roland Hoxha

Elidon Hoxha

Të plagosurit:

Sokol Lumi

Deputeti i PS-së, Bujar Çela

Sajmir Korreshi

Ilia Sota

Lunedi Golemi

Ervis Sharka

Eriget Gorovelli

 

Po ndodh...

ide