Shqipëria gati të marrë “Bajraktarët” turq, dronët që po godasin rusët

22 Shtator 2022, 21:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Shqipëria gati të marrë “Bajraktarët” turq,

Dronët Bajraktarë janë një nga mjetet që ka shkaktuar më shumë dëme në ushtrinë ruse gjatë luftës në Ukrainë. Rama tha këtë të enjte se Shqipëria është gati të marrë 6 të tillë nga Turqia.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” kreu i qeverisë deklaroi se bisedimet janë bërë me presidentin turk Erdogan.

Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë edhe ne drone bajraktar, dron të armatosur.

Pyetje: Do ti paguajë Shqipëria këto?

Rama: Po, patjetër

Pyetje: Janë të shtrenjtë?

Rama: Janë me çmim të arsyeshëm

Pyetje: Sa dron do të marrë?

Rama: Janë me pako, do të marrim 6 dron të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e drogës etj.

Po ndodh...