Shqipëria në OKB/ Xhaçka: Nuk jemi thjesht një spektator në arenën e madhe globale

25 Shtator 2022, 10:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Shqipëria në OKB/ Xhaçka: Nuk jemi thjesht një spektator

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në fjalën e saj në përmbyllje të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u shpreh krenare që Shqipëria është një vend, zëri i të cilit dëgjohet dhe respektohet.

“Nuk jemi, siç ndodh shpesh me vendet e vogla, thjesht një spektator në arenën e madhe globale, por një kontribues me ide edhe në debatet e mëdha për krizën ushqimore, për agresionin rus në Ukrainë, e deri tek reformimi i OKB”, theksoi ministrja.

“Kemi shumë punë përpara për t’i shfrytëzuar këto mundësi e për të shfrytëzuar këtë moment shumë të mirë për diplomacinë tonë, por ajo që mund të them pa asnjë hezitim, është që 9 muaj pas marrjes së mandatit në Këshillin e Sigurimit, vendi ynë ka bërë hapa të jashtëzakonshme në politikën e jashtme që jemi të vendosur t’i përkthejmë në rezulate konkrete e të prekshme për qytetarët shqiptarë”, theksoi Xhaçka.

Po ndodh...