Shqipëria nën pushtetin e flakëve, ambasada greke: Mendimet tona janë me popullin shqiptar! Brenda kapaciteteve tona kontribuojmë

13 Gusht 2025, 22:44 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, ambasada greke: Mendimet tona

Ambasada greke përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri. Ambasada shkruan se po e monitoron situatën dhe se brenda kapaciteteve të saj po kontribuojnë për të shuar zjarret me mjete ajrore zjarrfikëse.

Më tej në reagim thuhet se mendimet e tyre janë me popullin shqiptar. Vendi ynë prej ditësh ndodhet në situatë alarmante me zjarre të cilat kanë dalë jashtë kontrollit sidomos në Delvinë dhe Gramsh.

Edhe Italia ka kontribuar për shuarjen e flakëve duke dërguar 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair. 

"Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë, dhe monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend. Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, Greqia, brenda kuadrit të kapaciteteve të saj, kontribuon në përpjekjen për të shuar zjarret me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh.
Mendimet tona janë me popullin shqiptar", thuhet në postim.

Po ndodh...

ide