“Shqiptarët viktima të Tik Tok”, Ambasadori Qirko në Angli: Stop diskriminimit

7 Dhjetor 2022, 20:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Shqiptarët viktima të Tik Tok”, Ambasadori Qirko në

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe Qirjako Qirko ka bërë thirrje që t’i jepet fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend – duke thënë se sidomos fëmijët “ po bullizohen në shkollat ​​e tyre” për shkak të kombësisë.

Duke u paraqitur të mërkurën para Komisionit të Punëve të Brendshme, Qirjako Qirko paralajmëroi deputetët kundër “përforcimit të stereotipeve negative” që lidhen me ato nga Shqipëria.

Qirko u tha deputetëve se mes mbi njëqind mijë shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe ka mjekë, avokatë dhe inxhinierë. të cilët respektojë ligjet e shtetit britanik. “Përforcimi i stereotipeve negative për një kohë të gjatë nxit vetëm diskriminimin dhe racizmin,” tha ai.

Ambasadori Qirko gjithashtu tha se jo të gjithë shqiptarët që kalojnë kanalin janë viktima të skllavërisë moderne. Megjithatë ai shtoi se shumë po mashtrohen  po mashtrohen nga reklamat e mediave sociale, sidomos në Tik Tok, duke menduar se mund të fillojnë biznese në MB pasi të kenë mbërritur ilegalisht.

I pyetur nëse shqiptarët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe për arsye ekonomike,  Qirko tha: “Kam qenë në kontakt me disa njerëz që kërkojnë shërbimet e ambasadës sonë.

Dhe disa prej tyre shpjeguan se po, ne jemi viktima të TikTok dhe Facebook, ne kemi ardhur këtu sepse menduam se ishte e lehtë të fillonim një biznes.

Qeveria britanike ka thënë se shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve që mbërritën në nëntë muajt e parë të këtij viti

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128