Shtatori i nxehtë i drejtësisë/ Gazetari Poli Hoxha: Mandati i SPAK-ut do të zgjatet me hir a me pahir, sepse iu takon

Nga reforma që premtoi pastrim dhe transparenc tek dyshimet për kapje dhe ndikim, drejtësia shqiptare po kalon një nga sprovat më të vështira të saj. Sesa do i rezistoj sistemi i drejtësisë furtunës politike apo do të mbetet peng i saj kjo mbetet për tu parë, por një gjë është e qartë, angazhimi amerikan vazhdon të mbetet i fuqishëm në mbështetje të kësaj pavarësie.
Kanë kaluar 24 orë, por ende mbetet mister se çfarë është diskutuar në Departamentin Amerikan të Shtetit mes shefit të zyrës për çështjet e Europës dhe Euroazisë dhe drejtuesit të SPAK-ut Altin Dumani.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, pak ditë para se KLP-ja të hap më 15 shtator garën për drejtuesin e ri të SPAK-ut, meqë mandati i Dumanit përfundon në dhjetor.
Për të folur më shumë për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Poli Hoxha.
" Ka dy vite dhe sipas Kushtetutës ka një pengesë shumë të madhe kjo zvarritje. Bëhet fjalë për zgjatjen, të paktën të shkojnë edhe një 9 vjeçar tjetër.
Në qoftë se Gjykata e Posaçme janë të përjetshëm, këtu enkas besoj është bërë një strukturë që është njësoj dhe që është në një grup sepse Prokurori, Gjykatat e Posaçme jua bënë të kufizuar.
Ne dimë që deklarata e fundit e Shteteve të Bashkuara e ndihmës sekretarit kur erdhi foli specifikisht për këtë gjë, që këta të kenë të drejtë edhe për një 9 vjeçar tjetër të paktën.
Po të jetë për vullnetin politik, duket hapur, se është me 94, do të ndryshohet Kushtetuta, po të jetë për vullnet politik asnjëra palë nuk e ka nuk diskutohet, vetëm me kërbaçin, sepse edhe ju takon.
Kanë dhe ligjin shumë evaziv. I thotë një Prokurori të Posaçëm që ka punuar 9 vite atje i thotë që ke të drejtë të punosh në një Gjykatë Apeli, por nuk e specifikon as Gjykatën e Apelit. Ka qenë rasti i Ina Ramës, që e morën nga Prokurore e Përgjithshme i thanë shko në Gjirokastër që e refuzoi.
Edhe Dumanit mund ti thonë pasi të mbarojë 9 vjeçarin ik në Kukës. Çështja është se do e zgjasin me hir e me pahir sepse edhe iu takon", u ashpreh Hoxha.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


