Skandali tek Onkologjiku, vendimi për mjekun Gashi dhe të tjerët merret më 18 shtator
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.
Në Apel Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë në masa më të buta.
Hetimi në SPAK është regjistruar për "korrupsion", "shpërdorim detyre" dhe "kontrabande te ilaçeve".
Sipas hetimit të deritanishëm, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private. I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët. Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimin e ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit e tyre në dy farmaci private.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128