‘Skifteri’ i Kurbinit, ish-drejtori i ujësjellësit që grabiti shtëpinë e Benzemas, ekstradohet në Spanjë

13 Shtator 2022, 16:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

‘Skifteri’ i Kurbinit, ish-drejtori i ujësjellësit që

Ish-drejtori i ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani i cili akuzohet për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit Karim Benzema është ekstraduar drejt Spanjës.

“Bashkëpunimi mes NCB të INTERPOL të Madridit dhe Tiranës ka mundësuar ekstradimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga sistemi i drejtësisë spanjolle, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Spanjës dhe Shqipërisë. Ky është Alfred Prodani, autori i dyshuar i grabitjes në shtëpinë e një futbollisti të njohur” shkruhet në postimin e saj policisë iberike.

Në vitin 2019, kur u përball me Barcelonën në “Santiago Bernabéu”, Karim Benzema u bë viktimë e një vjedhjeje të shtëpisë së tij.

Në fakt, në këtë situatë e pa veten edhe në janar 2022, gjatë një takimi kundër Elche.

Francezi duket se është objektivi kryesor i hajdutëve. Sipas informacioneve të “Marca” është gjetur personi përgjegjës për këto dy grabitje.

Bëhet fjalë për Alfred Prodani nga Laçi, i cili drejtonte ndërmarrjen publike të ujësjellësit të Kurbinit.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128