Sot hyn në fuqi sistemi i ri “Entry/Exit” për hyrje-daljet në zonën Schengen

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” (Entry/Exit System – EES) në të gjitha aeroportet e vendeve të Bashkimit Europian, që do të zbatohet për qytetarët e vendeve jashtë BE-së. Zbatimi i plotë i sistemit pritet të përfundojë në prill të vitit 2026.
Sistemi EES do të zëvendësojë vulat manuale në pasaporta me regjistrim elektronik dhe identifikim biometrik, që përfshin gjurmët e gishtërinjve dhe njohjen e fytyrës. Ai do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet e shtetasve që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.
Sipas Komisionit Europian, ky sistem do të përmirësojë sigurinë kufitare, do të shkurtojë radhët në pikat e kontrollit dhe do të parandalojë tejkalimin e afateve të qëndrimit. Të dhënat personale do të ruhen për tre vite, ndërsa për pesë vite në rastet e qëndrimeve të paligjshme.
Nga dhënia e shenjave të gishtërinjve përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.
Sistemi është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të rritur kontrollin mbi flukset migratore dhe për të forcuar sigurinë e kufijve të jashtëm të unionit.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
