Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

9 Qershor 2026, 09:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do të zhvillojnë këtë të martë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Maturantët duhet të paraqiten në ambientet e shkollave në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:30.

Ministria ka theksuar se gjatë testimit ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër që mundëson komunikim elektronik ose lidhet me inteligjencën artificiale.

Po ashtu, nuk lejohen kopjet, komunikimi mes nxënësve apo përdorimi i materialeve të paautorizuara. Shkelja e këtyre rregullave sjell përjashtimin e menjëhershëm nga provimi.

Maturantët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm, si letërnjoftim ose pasaportë, si dhe mjetet e nevojshme shkollore për zhvillimin e testit.

Kujtojmë se më 3 qershor maturantët zhvilluan provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj.

Po ndodh...