SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit shpenzuan 85 mijë euro Dieta për udhëtime jashtë shtetit në 3 muaj

Nga 1 nëntor 2022 deri më 19 shkurt 2023, tre institucionet për zbatimin e ligjit u kanë kushtuar shqiptarëve plot 85 mijë euro vetëm dieta për udhëtime jashtë vëndit, pa llogaritur biletat e paguara për udhëtime.
'WebLajm' ka publikuar dokumente ku shihet se Prokuroria e Posaçme kryeson shpenzimet për Dieta udhëtimi jashtë vendit me plot 11 mijë euro. Këto shpenzime i përkasin Nëntor 2022, Janar 2023 siç dhe shihni në këto dokumenta të nxjerra nga portali Spending Data, që monitoron shpenzimet nëpërmjet thesarit.
Byroja Kombëtare e Hetimit institucion i cili prej krijimit pati një përplasje me SPAK duke kërkuar buxhet më vehte, rezulton se ka harxhuar për Dieta plot 4 mijë euro në Janar 2023. Faturën me shifër më të lartë si një të vetme e ka Policia e Shtetit me 70 mijë euro, ndërsa i përket periudhës 16 dhjetor 2022.
Referuar të dhënave të transaksioneve 85 mijë euro nuk përfshijnë biletat e paguara pasi ato siç dhe shihet në dokumente janë të tjera veprime dhe në faturë nuk specifikohet Dietë por biletë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

