SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.
Në total u lëshuan 14 urdhër-arreste, teksa janë ekzekutuar vetëm 8 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.
Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve në fjalë oficerët e BKH-së me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle edhe në ambientet e “Klajdi Resort”, i ndodhur në Golem të Kavajës.
Raportohet se gjatë operacionit, hetuesit kanë sekuestruar edhe telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave që po grumbullohen në vijim të hetimeve.
Në kuadër të hetimeve në fdjalë SPAK sekuestroi edhe “AJMAN PARK” Resort , të vendosur në Xhafzotaj të Durrësit, në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) Balla, i cili dyshohet si pjesë e organizatës kriminale dhe është një prej të shpallurve në kërkim.
Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë prej 11.6 ton dhe një ngarkes prej 16.4 ton gjatë viteve 2020 dhe 2021.
Ky grup kriminal, sipas SPAK-ut, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal i shitjes së kokainës, i investonte në prona dhe biznese në Shqipëri. Paratë e drogës transportoheshin “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.
Po ndodh...
ide
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


