Spitali i Athinës tregon si paraqitet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos

5 Janar 2025, 23:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Spitali i Athinës tregon si paraqitet gjendja shëndetësore e

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është përkeqësuar.

“Situata aktuale e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas vlerësohet si kritike nga mjekët”, thuhet në një njoftim nga spitali Evangjelismos në Athinë, ku ndodhet i shtruar që prej së premtes.

Këtë të diele ai është vizituar në spital edhe nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili u informua nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

Prelati 95-vjeçar u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi më 30 Dhjetor, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 Janar u pa i nevojshëm transferimi i tij në Athinë.

95-vjeçari monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesorit të Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128