Spitali “Sante Plus” me ilaçe kontrabandë që vinin përmes autobusave nga Kosova, Greqia e Turqia. Gerjana Arapi motra e Martin Arapit

5 Shtator 2025, 22:16 / AKTUALITET NGA ELTON QYNO

Spitali “Sante Plus” me ilaçe kontrabandë që vinin

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës, lidhur me rastin e kontrabandimit të ilaçeve dhe evazionit fiskal nga pronarët Bilal Kara shtetas Turk dhe Gerjana Arapi nga Saranda.

Ilaçet e kontrabanduara dyshohet të jenë futur në Shqipëri përmes Turqisë, Kosovës dhe Greqisë, me linjat e autobusave, duke u përdorur më pas në përdorim tek pacientë të ndryshëm që merrnin shërbim mjekësor në ish-spitalin “Sante Plus” që aktualisht quhet “Internacional Medical Care Hospitati”.

Burime pranë policisë së Tiranë, thanë për “Ora News” se një nga aksionerët, Gerjana Arapi, e shpallur në kërkim nga policia e kryeqytet, rezulton të jetë motra e Martin Arapit, ish-inspektorit të IMT-së në Sarandë, i cili qëndroi 15 muaj në kërkim me vendim të Gjykatës së Sarandës, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë një dosje e dytë rezulton e regjistruar në gjykatën e Sarandës, pasi në muajin Nëntor 2024, Martin Arapi, ka dalë për masë sigurimi, pasi ishte arrestuar nga policia për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj ish-kryeinspektorit të IMT-së Sarandë.

Gjykata ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Martin Arapin, ndërsa më pas ai u lirua në “arrest shtëpie” nga gjykata e Apelit. Por në muajin shkurt 2025, pas një kërkese të depozituar nga avokatët e Martin Arapit, sërish gjykata e Sarandës vendosi të heqë masën e sigurisë dhe caktojë masë me garanci pasurore ndaj ish-zyrtarit të IMT-së, Martin Arapi.

Por 6 muaj nga kjo çështje me personazh kryesor Martin Arapin, një tjetër dosjes hapet në Tiranë. Këtë radhën personazhi kryesor që është objekt hetimi, është motra e Martin Arapit, Gerjana Arapi.

Kjo e fundit tashmë së bashku me ortakun e saj Turk, Bilal Kara, është shpallur në kërkim për disa akuza të karakterit financiar. Ndërsa administratori i spitalit Edmond Zaja është arrestuar dhe pritet të dali këtë fundjavë në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë së Tiranës.

 

Po ndodh...