Statistikat për turizmin/ Ekspertja: Gënjejmë veten, shifrat kanë pasaktësi

9 Korrik 2024, 17:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Statistikat për turizmin/ Ekspertja: Gënjejmë veten, shifrat
Ih-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja e ftuar në MCN tha se për të, të dhënat e publikuara për turizmin nuk janë të sakta. Ajo shprehu se të shifrat kanë një pasaktësi dhe kjo për shkak të mënyrës sesi këto të dhëna sigurohen.

Sipas saj një anketë në pikat kufitare do të ishte një tregues më i saktë sesa turistë hynin në vend dhe sa shpenzonin ata.

INSTAT bën dy anketa për turizmin dhe një e bën pranë familjeve për sa harxhojnë shqiptarët dhe një bëhet te hotelet se sa qëndrojnë. Tjetër merret për bazë se kush hyn në Shqipëri dhe kush del. Në fakt kjo lë vend për dyshime sepse që të quhesh turist duhet të hysh të shpenzosh, por duke matur vetëm sa hyjnë e dalin kjo nuk është një shifër e saktë për turizmin.

Shifrat kanë një pasaktësi dhe mënyra më e mirë është të bëhet një anket në pikat kufitare për të pyetur sa do të qëndrojnë dhe sa do të shpenzojnë. Kur merr numrin e shtetasve që hyjnë e dalin marrin

Për mua ne gënjejmë veten sepse duhet matur se sa shpenzojnë ata turistë. Mendimi im është për të tërhequr sa më shumë turistë të huaj dhe shifrat vuajnë nga pasaktësia. Mund të kesh hyrje dalje pafund, por duhet të dimë sa shpenzojnë.” – tha Nurja.

 

Po ndodh...