Tatimet bastisin agjencitë imobilare ne Tiranë, sekuestrojnë kompjuterat

20 Janar 2026, 21:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tatimet bastisin agjencitë imobilare ne Tiranë, sekuestrojnë

Tatimet kanë sekuestruar disa kompjutera në disa agjenci imobiliare, gjatë kontrolleve të ushtruara ditët e fundit në kuadër të hetimeve për evazion fiskal në sektorin e ndërtimit.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga strukturat e Hetimit Tatimor, në zbatim të Planit Sektorial të Ndërtimit. Kontrollet janë fokusuar në agjenci imobiliare dhe kanë përfshirë verifikimin e dokumentacionit financiar dhe të marrëdhënieve të punës.

Administrata Tatimore bëri të ditur se kontrollet janë ushtruar në 9 agjenci imobiliare, ku janë konstatuar shkelje që lidhen me mosdeklarimin e punonjësve, mospasqyrimin e pagave reale dhe dyshime për evazion fiskal në çmimet e shitjes së apartamenteve.

Nga të dhënat e marra nga njësitë kompjuterike rezulton se ka dyshime për evazion tatimor në çmimet e shitjes së apartamenteve”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Po ndodh...