Të dyshuar për masakrën e Dobraçit/ Gazetarja Daci: Astmer Bilalit iu vra babai e xhaxhai kur ishte në burg. Izmir Sakica do pyetet për…

22 Janar 2025, 21:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të dyshuar për masakrën e Dobraçit/ Gazetarja Daci: Astmer

Gazetarja Glidiona Daci, në emisionin Në Shënjestër në News 24 ka dhënë më tepër detaje në lidhje me masakrën në Dobraç, ku u vranë Arlind Bushati, Hamza Lici e dy kalimtarë të rastësishëm.

Daci tha se Astmer Bilalit, një nga të dyshuarit për masakrën, iu vra babai e xhaxhai kur ndodhej në qeli. Ajo shtoi se Izmir Sakica, që tashmë është dorëzuar në polici për tjetër ngjarje, mund të pyetet edhe për masakrën në Dobraç.

Glidiona Daci: Izmir Sakica është vetëdorëzuar në polici për një sherr me fisin Bruçaj. Besoj se ai do të pyetet edhe për masakrën e Dobraçit. Gjithashtu, do të pyetet edhe Samuel Troshani, duke qenë se janë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Gjatë kohës që Astmer Bilali ishte në burg, iu vra babai dhe xhaxhai. Dikur Bilali ka qenë mik me Ibrahim Licin dhe më pas u pozicionua në krahun tjetër, me Bajrët.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128