"Të gjithave na ka ndodhur", Eriona Rusi tregon rastin e ngacmimit në media: Do isha hipokrite ta mohoja
Moderatorja e “S’e Luan Topi”, Erjona Rusi, ishte sot e ftuar në “Wake Up” ku iu përgjigj akuzave të moderatores, Kostana Morava që bëri një ditë më parë kundrejt saj. Kjo e fundit pretendon se intervista e saj e dhënë për emisionin e Rusit, është abuzuar titulli dhe është tjetërsuar.
Erjona u shpreh se në asnjë moment nuk është bërë një gjë e tillë. Madje ajo sqaroi se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë të cilën vetë moderatorja e rrëfeu në intervistë.
Pavarësisht reagimit të ashpër të moderatores, Rusi shprehet se e kupton Moravën deri në një farë pike, pasi mund të ketë marrë komente denigruese dhe ofenduese.
“Jam me çdo vajzë që ka guximin të dalë publikisht të thotë, “po më ka ngacmuar seksualisht një ish-drejtues, një ish-pronar”. E di pse? Sepse të gjithave na ka ndodhur. Dhe jo të gjitha prej nesh kanë guximin të dalin ta thonë publikisht”, tha moderatorja e njohur.
Por jo vetëm kaq, pasi e pyetur nëse është ngacmuar seksualisht, Erjona u përgjigj ‘më ka ndodhur’.
“Do ishte hipokrite të thosha nuk më ka ndodhur kurrë. Ka ndonjë vajzë apo grua që nuk është përballur me këtë? E di ça më vjen keq, që në këto momente, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën dhe gjithë legenët që na kanë ngacmuar neve, po fërkojnë barkun me dorë se Kostana po më sulmon mua”, u shpreh Erjona Rusi.
ide
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128