Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit
11 May 2025, 16:22 / AKTUALITET

Një konflikt mes dy shtetasve është regjistruar sot në ambientet pranë shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”, ku është ngritur QV 0871, Fushë-Milot.
Personat e përfshirë në përplasje janë identifikuar si Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur fillimisht brenda perimetrit të sigurisë së qendrës së votimit në formën e një debati verbal mes dy personave. Më pas, konflikti ka vijuar jashtë këtij perimetri, ku dyshohet se shtetasi Kastriot Perdoda ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të situatës.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Nga Berat Buzhala
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Nga Fitim Zekthi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


