Lajme flash

Detajet/ Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit në Vlorë

5 Janar 2025, 19:59 / AKTUALITET ALFA PRESS
Detajet/ Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit

Pas një konflikti mes disa të rinjsh në Vlorë, debati ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Raportohet (e konfirmuar edhe nga Policia) se një shtetas pas një debati virtual ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një here, dyshohet në ajër.

Më pas personat në fjalë janë larguar duke përfituar edhe nga errësira.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali rreth orës 18.30. Pas raportimit në polici, kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Po ndodh...