Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, reagon policia dhe zbardh detajet: Plagoset i mituri...

10 Prill 2024, 20:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Shkodër, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur shtetasi Amarildo Gjergji, ndërsa autori i dyshuar është Emiljano Gjergji.

Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu raportohet se 17-vjeçari, që ka mbetur i plagosur  ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide