Tentoi të trafikonte rreth 3250 fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit

Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte fara kanabisi.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A.K., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia ka sekuestruar rreth 3250 fara Cannabisi, pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike dhe furgoni me të cilin tentoi t’i trafikonte.
Port Durrës/Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi 2”.
Tentoi të trafikonte fara Cannabisi, në Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 24-vjeçari.
Sekuestrohen rreth 3250 fara Cannabisi, pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike dhe furgoni me të cilin tentoi t’i trafikonte.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, operacionin e koduar “Parandalimi 2”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në furgonin e tij, në hyrje të RSh-së, gjetën disa qese me rreth 3250 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128