Tentoi të vidhte në një lokal, arrestohet 40-vjeçari. Kishte kryer edhe 4 vjedhje të tjera

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar i cili tentoi të vidhte në një lokal në Tiranë. 40-vjeçari ishte i dënuar më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale.
Janë zbardhur dhe dokumentuar gjithashtu edhe 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.
Shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori i përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve janë sekuestruar nga policia.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën “Pjetër Bogdani”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve.”– njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
