“Tha se ishte në duart e djallit”, policja zbulon detaje nga vrasja e 32-vjeçares: Renato mund të dënohet me vdekje

Erida Caudili, e cila punon si police në SHBA ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida, ku një shqiptar vrau ish-gruan e tij në sy të vajzës së mitur.
Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar.
“Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira.
Ai është i pafajshëm deri në momentin që shteti nuk e deklaron të fajshëm. Ai momentalisht është në paraburgim. Këto çështje shkojnë nga 3-4 muaj deri në 15 vite për t’u shqyrtuar masa e dënimit. Më pas ai ka të drejtën e Apelit”,-tha Erida Caudili.
Caudili tha gjithashtu se ende nuk është zbuluar motivi se përse Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij Suela Saliajn.
"Ata kishin dy vite që ishin ndarë dhe ndaj nuk dihet se për çfarë arsye ai e vrau gruan ditën e djeshme. Kur po ikte nga apartamenti pasi kishte dhunuar prindërit e tij ai bëri këtë koment “Është në duart e djallit””,-tha policja.
Sipas mediave në SHBA, ai ka thënë se vajza e tij ishte në duart e djallit, duke iu referuar ish-gruas.
“Kur vjen puna për gjërat shëndetësore, ato janë shumë të mbrojtura dhe nuk dalin për publikun”,-tha policja, ndërsa theksoi se për krimet në familje në SHBA masat janë të menjëhershme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


