
Theu masën e sigurisë dhe u kap në flagrancë duke vjedhur një furgon, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

DVP Vlorë/ Goditet një tjetër rast i përsëritur i vjedhjes së pronës, finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, nga Komisariati i Policisë Vlorë.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe u kap në flagrancë duke vjedhur një automjet tip furgon. Vihet në pranga 53-vjeçari, në Vlorë.
Në kuadër të veprimeve intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e sigurisë publike, kanë intensifikuar patrullimet dhe kontrollet në të gjithë territorin që mbulojnë.
Pas informacioneve të siguara, në lidhje me një rast të dyshuar vjedhjeje të një automjeti në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën me qëllim kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të patrullave të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit R. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte duke larguar mjetin tip furgon të vjedhur.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për të njëjtën vepër penale, atë të vjedhjes.
Policia po vijon punën hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për të verifikuar nëse ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128