Thirret në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

3 Tetor 2022, 10:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Thirret në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është thirrur paraditen e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Qato ka qenë e shoqëruar nga avokati i saj.

Mësohet se Qato është thirrur në SPAK për një çështje që lidhet me Rrugën e Arbrit, aks që po ndërtohet me koncesion nga kompaninë Gjoka. Qato do të japë dëshminë e saj para prokurorëve për periudhën që ka drejtuar ARRSH-në.

 

Po ndodh...