Tmerr brenda familjes në Gjirokastër! 47-vjeçari qëllon me armë, detajet e para

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, por për fat të mira pa të lënduar. Mësohet se 47-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në banesë ku kishte familjarët.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por pas ndërhyrjes së efektivëve, autori është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.
Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut me të cilën qëlloi i arrestuari.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

