Trafik droge nga Kanadaja në Gjermani, gjashtë persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar

Një magazinë droge është zbuluar nga policia gjermane. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë gjashtë persona, mes ty edhe një shqiptarë. Gjithashtu operacion në Gjermaninë qëndrore çoi në sekuestrimin e 316 kilogramë marijuanë, para cash dhe armë.
Siç raportohet tregtarët e drogës kishin hapur magazinën në një ish-furrë buke dhe mallrat me sa duket ishin importuar nga Kanadaja. Ndërkohë hetuesit e grupit të përbashkët të punës për drogën (GER) të hetimit doganor të Dresdenit dhe Zyrës së Policisë Kriminale Shtetërore të Turingisë gjetën 172,000 euro para të gatshme, makina të shtrenjta dhe prova elektronike.
Po ashtu trafikantët ishin të pajisur edhe me një pistoletë “Glock 19” me 41 fishekë. Hetimi është drejtuar kundër gjithsej 11 të dyshuarve. Ndërsa të arrestuarit janë katër gjermanë 31, 36, 38 dhe 47 vjec, një shqiptar 27 vjec dhe një serb 51 vjec. Pika fillestare e kërkimeve ishte zbulimi i 60 kilogramëve marijuanë nga Amerika e Veriut në maj 2024, e cila ishte menduar për një marrës në Erfurt.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


