Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën

14 Dhjetor 2024, 11:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë "arrest në burg" për 5 personat e arrestuar për trafik armësh Kosovë-Shqipëri.

Për Euxhenio Manushin (muzikantin) që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën (15 dhjetor 2024).

Të  arrestuarit: Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkabmi, gjatë seancës  kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëve, pasi sipas tyre nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit, të dyshuar si kreun e grupit të arrestuar në Kosovë.

Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast për ta është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve.

Grupi kriminal i trafikut të armëve u shkatërrua në kuadër të një operacioni të përbashkët me kontrolle në Tiranë, Prishtinë e Ferizaj dhe deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e dy shteteve shqiptare. Nga policia e Tiranës janë 10, prej të cilëve 4 më herët, ndërsa nga Policia e Kosovës, 14.

Nga vinin armët dhe si trafikoheshin?

Vendi i origjinës mendohet të jetë Turqia si armë sportive. Brenda territorit të Kosovës autoritetet atje dyshojnë se mund të kenë hyrë kontrabandë dhe më pas në një punishte që akoma nuk është gjetur, por që dyshohet të jetë në Ferizaj, të modifikoheshin në armë zjarri. Nga provat që janë bërë, modifikimi është i një cilësie të lartë dhe pistoletat apo armët më të mëdha automatike punojnë si armë zjarri më së miri.

 

Po ndodh...