Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy të rinjtë

Dy të rinj nga Kosova përkatësisht të moshës 19-vjeç janë arrestuar nga Policia në Tiranë, në akuzën “Trafik armësh”.
Policia sqaron se dy të rinjtë, Rijad Fazliu dhe Arblend Aliu, janë ndaluar në rrugëN “Dritan Hoxha”, dhe gjatë kontrollit në makinë u janë gjetur armë zjarri, krehër e municion luftarak të cilat do ti shisnin tek persona të tjerë në Tiranë.
“U kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
– R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë.
Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,-thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


