Tragjedia në familjen shqiptare, flasin fqinjët në Greqi: Ishin një çift i bukur

6 Dhjetor 2024, 13:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragjedia në familjen shqiptare, flasin fqinjët në Greqi: Ishin

Një ditë pas zbulimit të vrasjes brutale 32-vjeçares në Ampelokipi me autor bashkëshortin e saj, fqinjët e tyre shprehen të tronditur nga ngjarja.

Ata flasin peë një çift të dashur.

Ata nuk ishin njerëz që dilnin shumë. Vajza ishte mirë, punonte shumë. Sa herë e shihja nuk më thoshte se kihste probleme me burrin e saj. Ata mund të kenë pasur probleme por si të gjithë çiftet. Ai dukej njeri i mirë, por askush nuk mund ta dijë se çfarë po ndodhte brenda shtëpisë”, tregon për protothema.gr një i afërm i autorit.

Një banor i zonës ku ndodhi vrasja mizore e përshkruan viktimën dhe autorin si persona të qetë.

Ata ishin një familje normale, e dashur. Gjatë gjithë viteve që kam pasur dyqanin këtu, nuk i kam parë kurrë të debatojnë. Ata ishin një çift i bukur”, thotë ai.

Greqia u trondit mbrëmjen e djeshme (05 dhjetor 2024), pasi një 39-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij me çekiç dhe më pas e fshehu trupin në papafingo. Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin.

Sipas medieve greke, policia ka gjetur çekiçin me të cilin 39-vjeçari ka dhunuar fizikisht gruan para se ta mbyste. 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.

Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë.

Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i tij teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë.

Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai.

Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por vendosi t’a vendoste në papafingo.

Kur dy fëmijët e tyre 9 dhe 12 vjeç u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij.

Efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike. 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128