Transportonte kartonë nga Tirana në Kukës, merr zjarr një trajler në “Rrugën e Kombit”
13 Mars 2025, 22:38 / AKTUALITET

Një trajler është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit, teksa po transportonte kartonë picash nga Tirana në Kukës
Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të trajlerit, ku ishte edhe ngarkesa, por dy zjarrfikëse të Kukësit kanë vënë në kontroll flakët dhe gabina e shoferit ka shpëtuar pa u djegur.
Përpos dëmeve materiale të ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasme e trajlerit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


