
U pezulluan paratë, Klodiana Lala tregon çfarë merrte SPAK nga SHBA përpara ardhjes së Trump


Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vinte Trump në pushtet.
Duke qenë se fondet e SHBA për të gjithë botën janë pezulluar, kjo asistencë për SPAK nuk do të vijojë.
"SPAK është institucion i krijuar me ligj të posaçëm dhe financohet nga buxheti i shtetit. Pagat e prokurorëve, ndihmësve, po ashtu edhe garantimi i jetës së prokurorëve, etj. SPAK nuk ka marrë fonde nga SHBA, në kuptimin e pagave.
SPAK është asistuar në disa drejtime, në operacione ndërkombëtare për trafikun e kokainës, është asistuar nga agjentë federalë apo nga DEA. Është asistuar me programe trajnimi. Kur u krijua SPAK, disa prej tyre udhëtuan drejt SHBA dhe u trajnuan për teknika specifike të hetimit, që kishin të bënin jo me krimin e organizuar, por mënyrën si kërkohej prova, pra kontrollet në banesa, fotografimet, sekuestrimin qoftë edhe të rrobave siç ndodhi në kontrollin e fundit të Veliaj, pra janë të trajnuar dhe janë fonde amerikane.
Ka patur raste kur SHBA ka mbështetur me pajisje të specializuara, pajisje përgjimi, dekodimi i telefonave, për gjurmët e gishtave, ADN, etj. Ka patur edhe asistencë nga ekspertë për çështje specifike. Pak a shumë e njëjta ndihmë ka ardhur edhe nga vende të BE. Për rastin e kriptomonedhave ka patur tre agjentë belgë që kanë bashkëpunuar. Problemin nuk e shoh te paraja, por më të madhe
Përshembull në vitin 2018 në ish Bllok ndodhi një masakër shumë e rëndë, një i vrarë dhe disa të plagosur. Prokurorisë iu deshën 90 mijë euro për të dërguar jashtë vendit një celular. Ndërsa tani, për shkak të ndihmës nga amerikanët, nuk ishte e nevojshme që celularët të shkojnë kështu, sepse vonohej dhe kompromentohej hetimi, duke u dërguar në Izrael, ndihma e ekspertëve amerikanë, solli risi në mënyrën se si hetoheshin dosjet. Nëse kjo ndihmë ndërpritet, së pari, pavarësisht eksperiencës që mund të kenë marrë prokurorët, mund të cedojë në cilësinë e hetimeve, kjo për asistencën.
Së dyti, bashkëpunimi nëpërmjet letërporosive. Më parë ishte rrugë shumë e gjatë, donte një cikël të gjatë, të paktën tre vite. Disa letërporosi në Peru, Ekuador, për Dritan Rexhepi, janë sot pas nëntë vitesh pa përgjigje. SPAK e kishte ezauruar këtë pjesë, kishte komunikim direkt me thuajse pjesën më të madhe të institucioneve jashtë vendit, me SHBA, Belgjikë, Hollandë, etj.
Problemi është, a do të ketë SHBA të njëjtën mbështetje? Kjo është çështja", tha ndër të tjera Lala.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128