Turizmi masiv, vetëm imagjinatë! Bie numri i pushuesve në Velipojë, pakësohen edhe ata nga Kosova

9 Korrik 2024, 16:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Turizmi masiv, vetëm imagjinatë! Bie numri i pushuesve në
Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojë, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re, më shumë mungesa e të huajve. Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.

Pushuesit tregojnë se në Velipojë gjejnë gjithçka. Nga qetësia e pastërtia ndërsa shprehen se një pjese e çmimeve kanë pësuar rritje.

Më pak turistë se sa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, rezultojnë edhe për turizmin malor, ndërsa si shkaktar, operatorët turistikë konsiderojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike gjatë fundit të Qershorit dhe Kampionatin Europian të futbollit./Tch

 

Po ndodh...